Ju e dini që vaji i mëlçisë së merlucit është i shkëlqyer për zhvillimin e foshnjës. Por ta ushqeni një foshnjeje me këtë vaj nuk është gjithmonë e lehtë. Megjithatë, ndoshta është më e thjeshtë se sa mendoni. Ja gjashtë këshilla që bëjnë këtë procedurë më të lehtë.
Shmangni njollat
Jepini vajin e mëlçisë së merlucit foshnjës për derisa është në banjë, ose në situata të tjera kur është zhveshur. Në këtë mënyrë nuk ka rëndësi nëse ndodh të derdhet ose të regurgitohet, dhe shmangni njollat e vështira. Mund t’i lejoni foshnjës të mbajë lugën vetë? Kjo është një përvojë e veçantë për të!
Me shiringë
Thitheni vajin e mëlçisë së merlucit me një shiringë plastike (pa gjilpërë, sigurisht) dhe lëshojeni butësisht në gojën e foshnjës. Ose lini foshnjën të thithë shiringën. Moller’s Easy Cod Liver Oil është një mjet i shkëlqyer i disponueshëm në çdo farmaci. Është një lloj shiringe që e lejon vajin e mëlçisë të rrëshqasë lehtësisht në fytin e foshnjës.
Shpërqendrojeni foshnjën
Truku i fshehjes dhe shfaqjes, arushat që flasin, makina që bën “brrrm brrrm”… ka mundësi të pafundme për të shpërqendruar foshnjën ndërsa i jepni vajin e mëlçisë së merlucit. Përfitoni nga momenti kur foshnja qesh dhe me shumë gjasa, vaji do të gëlltitet pa ndonjë pakënaqësi.
Bëni sikur nuk do e ushqeni
Bëjeni konsumimin e përditshëm të vajit të mëlçisë një rutinë të rregullt dhe kombinojeni me një aktivitet që foshnja juaj e pëlqen. Përqafojeni dhe luani me të, duke i treguar sa këndshëm po kaloni dhe sa i dobishëm është vaji i mëlçisë. Edhe pse foshnja mund të mos kuptojë ende fjalët, ajo i interpreton shikimin dhe tonin e zërit tuaj dhe do ta lidhë marrjen e vajit të mëlçisë me diçka të këndshme.
Shmangni fobinë tuaj ndaj vajit të mëlçisë
Disa prej nesh kanë paragjykime ndaj vajit të mëlçisë së merlucit. Mund të kemi kujtime që kishte shije dhe aromë të pakëndshme dhe nuk duam t’i imponojmë diçka fëmijës që nuk na pëlqente neve. Megjithatë, shija e vajit të mëlçisë është bërë shumë më e lehtë në vitet e fundit. Shumica e foshnjave janë në rregull me vajin e mëlçisë. Disa madje e pëlqejnë atë. Por mos harroni që duhet të ruhet në frigorifer dhe nuk duhet të jetë aq i vjetër sa të bëhet i mykur dhe të ketë shije të keqe.
Psikologjia e kundërt funksionon për mrekulli me fëmijët e vegjël. Jepni fillimisht një lugë vaj pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe më pas, më në fund, edhe foshnjës tuaj.












